Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha ndan detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan: Për mua dhe PD SHBA mbetet partneri ynë strategjik, bashkëpunimi është prioritet kryesor i yni

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar detaje nga takimi i zhvilluar ditën e djeshme me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha ka falenderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, teksa i ka bërë me dije situatën në të cilën ndodhet Shqipëria sa i përket korrupsionit.

Gjithashtu kryedemokrati shton se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe dialogu Kosovë-Sërbi ku theksi është vendosur në njohjen reciproke të dyja shteteve.

Ndër të tjera Basha shkruan se për Partinë Demokratike SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet i tyre.

“Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin.

Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img