Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

BASHA ndalet në Myzeqe, ‘lumë’ akuzash ndaj RAMËS, premtim i ri për bujqësinë: Qeveria po ju mjel si lopët, 100 milionë euro buxhet për ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25a8c049a613b31e96cc0cba71c4a6dd

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se paratë e oligarkëve pranë qeverisë do t’u kthehen qytetarëve në formën e subvencioneve dhe investimeve nga shteti duke anulluar kontratat e PPP-së (konçesioneve).

Në takimin e sotëm me fermerët e Divjakës dhe Lushnjes, Basha akuzoi qeverinë socialiste duke thënë se ”po i mjel qytetarët njësoj si lopët dhe se e ka çuar Shqipërinë si vendin e tretë më të korruptuar në botë”. Për zhvillimin e bujqësisë, lideri i opozitës së bashkuar premtoi fermerëve të Divjakës dhe Lushnjes se buxheti për bujqësinë në kohën kur demokratët do të marrin pushtetin do të jetë 100 milionë €.  

”Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur t’ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale

Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj

Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të  fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka.

Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte. Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si tju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për tju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë  për t’ju mjelë, madje ju e doni lopën tuaj, më shumë se ç’ju duan ata (qeveria) juve. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar, pas Sierre Leones dhe Sri Lankës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img