Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Basha mesazh për 2 korrikun ’90: Do të provojmë sërish se askush nuk mund të na vrasë shpresën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mesazh për 2 korrikun e vitit 1990, kur shqiptarët iu drejtuan ambasadave të huaja në vend, shprehet se populli në këtë datë zgjodhi lirinë në vend të diktaturës.

Basha shprehet se kurajo e treguar në atë ditë i hapi rrugë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.  “Si sot 25 vjet me pare, rinia shqiptare, burrat e gratë guximtarë shemben murin e izolimit dhe u hodhen në oborrin e selive të huaja duke zgjedhur lirinë në vend të diktaturës. Falë kurajos dhe guximit të tyre që u ngritën dhe qëndruan të parët kundër diktaturës dhe izolimit, Shqipëria nisi rrugën pa kthim drejt Europës. Hapa të rëndësishëm u hodhën në këtë rrugë, duke sjellë lëvizjen e lirë, anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kandidat”, thekson ai.

Kreu i opozitës sqaron se ky 25 vjetor na bën të refelktojmë për situatën në të cilën ndodhet vendi sot, e cila është shumë e ngjashme më atë të vitit 2011.

“Në vënd të kremtimeve, ky 25 vjetor na bën sot të reflektojmë si asnjëhere tjetër për vendin dhe shoqërinë tonë. Me zgjedhjet e 21 qershorit, vota e lirë, themeli i demokracise është dëmtuar rëndë, kriza ekonomike ka pllakosur vendin, mjerimi është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, eksodi është rikthyer i dhimbshëm sa atëherë. 25 vjet më parë, bashkëqytetarët tanë refuzuan me forcë propagandën e regjimit që fliste për arritje spektakolare, ndërkohë që vendin e kishte mbërthyer zija e bukës. Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët po e braktisin vendin duke ikur drejt Europës nga dëshpërimi, papunësia, nga korrupsioni, nga pasiguria dhe nga mjerimi ekonomik”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Në fund të letrës së tij, Basha shprehet se askush nuk do lejohet që të na vrasë shpresën e të na fundosë lirinë dhe dinjitetin.

“25 vjet më parë ne provuam se askush nuk mund të na mposhtë, askush nuk mund të na vrasë shpresën, të na fundosë lirinë dhe dinjitetin. Shqiptarët do ta dëshmojnë serish se kemi të njëjtën kurajo për të refuzuar varfërine,  kriminelët dhe korrupsionin, këtë sistem që e mban në këmbë blerja e votave”, përfundon letra e Bashës.

Lexo edhe: Rama vë në lojë Bashën: I ka vajtur mendje të hidhet përtej gardhit

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img