
Lulzim Basha ka një mesazh për demokratët që janë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Pak çaste më parë, përmes një postimi në rrjtet sociale, Basha i bën thirrje demokratëve të tregojnë “vlerat, forcën dhe bashkimin”.
Kryedemokrati thotë se “sot është testi i parë pas masakrës zgjedhore”.
“Sot është testi i parë pas masakrës zgjedhore. Ne sot tregojmë vlerat, forcën dhe bashkimin tonë. Partia Demokratike është gati për të vazhduar betejën deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi. Demokratët janë gati të luftojnë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë”, shkruan Basha në Facebook.
Sondazh
Poll