Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Basha me tone të forta ndaj qeverisë, tregon 3 HAPAT që do të ndërmerrte për krizën e Covid nëse do të ishte kryeministër

spot_img

Lajme të ngjashëm

614e346bf1d1df340da8e8f1707a8b44

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon sot një bashkëbisedim me mjekë të ndryshëm, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Basha tha se nëse do të ishte kryeministër do të ndërmerrte tre hapa kryesore për të frenuar krizën e pandemisë. Ai tha se do vinte në dispozicion të gjitha financat e shtetit vetëm për pandeminë dhe do ngrinte çdo shpenzim tjetër.

Do të “armatoste” personelin shëndetësor dhe do të bënte mbyllje të pjesshme të vendit, ndërkohë që do të rimbursonte çdo person që humbiste vendin e punës.

Basha: Dje takova një mjek që kishte marrë rrugën nga Gjermania për të ardhur te babai i tij, i cili pasi ishte me covid-19 dhe me sindroma përkatëse të mosfunksionimit respirator, e kishin mbajtur 2 ditë në Vlorë dhe i kishin thënë çfarë të bëjmë ne ty, ne s’kemi as aparatura as mjekë, dhe e kishin dërguar në Tiranë. Këtu në Tiranë duke qenë se ishin plot spitalet e dërguan në një që spital i thënçin. Pse kjo situatë? Sepse nuk u morën masat e duhura për kapacitetet spitalore. Për t’i ikur përgjigjeve që bëjnë qytetarët Rama krijon cirkun e gallatave të tij. Pas 2 muajve shqiptarët do vendosin, dhe do e gjykojnë këtë keqmenaxhim të tijin. Por 2 muaj është kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetar e më pas si kryetar i PD-së. Gjëja kryesore mbeten testimet.

Më pyesin shpesh çfarë do bëje po të ishe në këtë situatë?

E para, të gjitha financat e shtetit në funksion të kësaj krize sepse asgjë nuk ka më shumë rëndësi. Testimet të parat dhe ato do na tregonin ku është infeksioni. Dhe pastaj do ta gjurmonim dhe do ta izolonim. Dhe nëse bie fjala që Berati është më i rënduari, do merrja masa për Beratin. Nëse një industri ka shumë të infektuar do ta mbyllja. Dhe pa diskutim do t’i rimbursoja të gjithë punonjësit. S’ka nevojë të jesh ekspert i shëndetit publik që t’i thuash këto, mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd, e jo të ngrihesh ta bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë të presësh. Kur të vijmë në pushtet do kalojmë të parët në të gjithë rajonin për sa i përket testimeve. Testim, gjurmim, izolim smart. Degët e industrisë, zonat gjeografike ku është përhapur më shumë. Ashtu siç u përhap ashtu izolohet. Të ngrish çdo shpenzim tjetër.

Së dyti, dhe paralelisht me këtë, armatosja e personelit shëndetësort dhe krijimi i infrastrukturës mjekësore. Ai del bën cirk ndërkohë që bluzat e bardha kacafyten.

Së treti, mund dhe të jemi të detyruar të bëjmë mbyllje të pjesshme dhe rimursim të plotë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img