Hapësire reklamuese

Politikë

Basha me të rinjtë e FRPD: Të largojmë politikanët që mbajnë karriget me thonj

Shkruar nga Newsbomb
Basha me të rinjtë e FRPD: Të largojmë politikanët

Kreu i Patisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e kësaj të marte me të rinjtë e FRPD në Tiranë. Në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se ka ardhur koha që fjalët të ndahen nga veprat  duke i bërë vend rinisë e duke larguar ata politikanë që mbajnë karriget me thonj.

“Shkëlqimi në sytë e mi është për dy arsye: Kur shikoj shpresën që rrezaton në sytë tuaj dhe e dyta se do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër. Shikojeni rininë e Partisë Demokratike, plot me besim, vendosshmëri në kohë të vështira për Shqipërinë. I kam sytë e qeshur e plot shpresë.

Ka ardhur koha t’i ndajmë fjalët nga veprat. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Por si? Kur dikush që ka gjithë jetën në politikë e nuk largohet, e mban karrigen me thonj. Ata bien dakord për çdo gjë e nuk bien dakord për vettingun e politikanëve sepse nëse bëhet karriget në parlament do të boshatisen. Nuk jemi këtu për të mbajtur fjalime, jemi sepse ju besoni që kur karriget që u takojnë rinisë, 1 mijë herë më shumë se sa jeni në këtë sallë nuk do të mendojnë të ikin. Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë dëshmia e parë është PD”- tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.