Hapësire reklamuese

Politikë

Basha me naftëtarët e Ballshit: Sot s'kam gjë në dorë, hajde bëjmë marrëveshje! Organet e reja të drejtësisë s'kanë nevojë të hapin pus për të gjetur paratë tuaja

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_367114" align="alignnone" width=""]Lulzim Basha me naftëtarët e Ballshit[/caption]

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë nëntë ditë në grevë urie, pasi ende nuk u janë dhënë 16 muaj paga.

Kreu demokrat iu tha naftëtarëve se nuk ka gjë në dorë dhe nuk mund t'i ndihmojë, por nëse bëjnë një marrëveshje së bashku mund të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre.

Në mbyllje të fjalës së tij, Basha u bëri thirrje organeve të reja të drejtësisë që të hetojnë se ku kanë shkuar lekët e 16 muajve rrogë që u janë mbajtur naftëtarëve.

Basha: Unë sot vetëm fjalën kam. Sot jam kryetari i opozitës, kaq kam në dorë, s'akm në dorë gjë tjetër. Dhe pak muaj. Unë situatën tuaj e kam shumë të qartë sepse nuk është hera e parë. Shteti duhet të lajë borxhin që ka me ju që ju ka sjellë vërdallë për vite të tëra me radhë. Do t'jau nxjerrim lekët nga dheu, nga vilat nga kudo. Sot kam mundësi t'ju them vetëm që problemi ka zgjidhje. Se gjë pa zgjidhje nuk ka. E fundit që ju them, kjo pamje këtu më trishton shumë. siç jeni shtrirë ju këtu Rama ka shtrirë gjithë Shqipërinë. Ka vjedhur çdo gjë. Nuk mban më. Prandaj ju them bëhuni të fortë, nuk ja vlen vetësakrifikimi për të. Bëhuni të fortë, hajde bëhemi bashkë të luftojmë, t'i japim fund këasj vjedhje dhe të hapim një faqe të re për këtë komunitet. Të ndërtojmë bashkë një marrëdhënie besimi. T'i lidhim interesat bashkë. Në dritën e diellit jo në skuta. Kjo është ftesa ime për ju. Kjo është ajo çfarë kam në dorë sot, po nuk e mbajtja premtimin mbaj përgjegjësi nesër kur të kem diçka në dorë. Qëllimi kryesor është futja e uzinës në funksion të plotë. Borxhi për 16 muajsh, 8 mln euro, është një borxh që shteti ua ka ju. Unë sot zërin kam. Shpresoj që të na e vëri veshin ai që e ka në dorë. Një thirrje kam për organet e reja të drejtësisë meqënëse kanë dalë nga reforma, të vijnë të bëjnë punën. Se këtu nuk ka nevojë të shposh pus për të gjetur sr ku kanë shkaur paratë që nuk u janë dhënë juve këto 16 muaj. Paratë janë nëpër kulla, nëpër banka nëpër lojëra fati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu