Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Basha me fermerët në Korçë: Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e7b2a9641262f35d8d03a6fd67dbc7c6

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e banorë, duke shkuar këtë të shtunë në Dvoran të Korçës.

‘Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja’, tha një fermer.

‘Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona’, tha një prej tyre.

‘Pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situatë. Sepse edhe fuqia këtu ka rënë, njerëzit po largohen’, tha një tjetër fermer.

Basha theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me te cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.

‘Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës.

Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi…’, tha Basha me fermerët korçarë.

 

Më shumë

spot_img
spot_img