Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Basha: Më 18 dhjetor merr fund tollovia për interesat personale të Berishës, “Foltorja” e mbushur me faktorë krimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha më 18 dhjetor ka paralajmëruar përjashtimin e Sali Berishës.

Basha akuzon Berishën se ka shndërruar foltoren në një strehë ku pjesëmarrës ka dhe pjesëtarë të  krimit të organizuar.

“Foltorja e Berishes e mbushur me faktor te krimit te organizuar të cilët kanë punuar për Ramën” thotë Basha.

Kreu i PD-së gjithashtu shtoi se e gjjithë kjo që po bën Sali Berisha është një propagandë, i cili nga njëra anë shpik marrëveshje të paqena midis tij dhe Edi Ramës dhe nga ana tjetër flet si kryeministri edhe kur e sulmon atë.

“18 dhjetori është dita e dhënies fund të tollovias për interesat personale të Sali Berishës , është dita e përgjigjes së merituar për Aqif Rakipët,Tom Doshët, për Suel Ccelën se mendojnë se u erdhi dita pasi kanë kapur Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do të kapin dhe Partinë Demokratike.

Propagandë është ajo që bën Sali Berisha dhe “Foltorja” që nga njëra anë shpik marrëveshje të paqenë midis meje e Edi Ramës. E nga ana tjetër flet si Edi Rama edhe kur më sulmon mua edhe kur refuzon vetingun politik që e ndan shapin nga sheqeri  edhe në PD edhe në PS”, tha ai.

Më shumë




spot_img








spot_img