Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Basha mbyll protestën nga selia e PD: Tik-tak, tik-tak-, tik tak… Edi Rama do marrë përgjigjen e merituar

spot_img

Lajme të ngjashëm

640889044aadf2c2f4095821a967f3d4

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e sotme, e cila zgjati katër orë.

 

Duke folur përpara protestuesve nga selia e PD-së, Basha ka treguar se qëndresa do të vazhdojë dhe do të ketë protesta të tjera sërish deri në rrëzimin e Edi Ramës.

‘Mirënjohje më të thellë për ju, për këtë protestë të pashoqe, për këtë qëndresë monumentale, për orë të tëra në këtë natë dhe muzg të tiranisë, dhe rilindjen e demokracisë së re.

Vëllezër dhe motra, ju u bashkuat në protestën më të madhe që ka parë historia e pluralizmit shqiptar dhe ndriçuat horizontin e shpresës, i cili do të kalojë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sot në të nëntën protestë brenda 8 javëve dhe të tretën kombëtare, ju keni vendosur largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e lira.

Ata u munduan me lajme të rreme, me shoqërime, me makinerinë e jashtëzakonshme të propagandës që ushqehet me paratë e familjeve shqiptare.

Nuk ia dolën dhe ne mbajtëm sot  më 13 prill protestën më të madhe, dhe vendosmërinë tonë për t’i shkuar protestës deri në fund, deri në fitore.

Qeveria e Ramës e cila mbahet me paratë e pista të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj qytetarëve protestues. Tashmë fat ii Ramës është vulosur.

Bashkimi më fisnik për një kauzë jetike si kjo, është leksioni i madh që do të vazhdojë ditë e nate, sjelljes prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike. Tik tak, tik tak, ora e fundit të Ramës po afron’, tha në fjalimin përmbyllës të protestës, kreu i PD-së.

Më shumë

spot_img