Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Basha mbyll protestën, mban fjalimin te selia e PD: Bisha e plagosur është në grahmat e fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Basha ka bërë fjalimin përmbyllës tek selia e PD.

Ndër të tjera ai ushpreh se çdo gjë e arritur deri më tani, është falë përpjekjeve të protestuesve në këto katër muaj protesta.

Pjesë nga fjalimi përmbyllës:

‘Qytetarë, orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë e Shqipërisë si gjithë europa po troket.

Ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë që fjalët nuk e përkufizojnë për këtë pjesëmarrje gjigante.

Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Zëri i sovranit ka diktuar dhe do diktojë, ‘E duam Shqipërinë si gjithë europa’.

Është zëri i bashkuar i çdo shqiptari, që lufton për fëmijët, prindërit, familjet, për atdhe vlera e dinjitet personal. Kjo i ka bashkuar qytetarët në betejën më vendimtare, kjo është forca jonë, pjesëmarrja në bashkim, vendosmëria është forca juaj e pandalshme ‘Rama Ik’.

Është forca juaj që çoi vetëdijën e fjetur e të strukur nga terrori, nga propaganda kriminale e Edi Ramës. Është zëri juaj që kumbon nga Berlini, Brukseli, Londra dhe Uashingtoni.

Askush nuk mund të vendosi më çizme despotike orientale në qafë, nga kreu i bandës në pushtet Rama.

Forca juaj sa vjen e shtohet siç shtohen rradhët e protestave tona, siç shtohet çdo orë, bashkimi i shumicës morale, politike e njerëzore, që është kjo sot një lëvizje për liri e demokraci.

Kulari është në qafën e tiranisë, nuk do të jetë më në qafën e shqiptarëve, do ta tërheqim me duart tona, me fuqinë tonë, deri sa ta rrëzojmë tiraninë.

E sotmja është një natë e rëndësishme që do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës deri në qeverinë tranzitore deri në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Unë e di zemërimin e zemrave që dhembin, nga prindërit e papunë, nga traumat e familjeve, nga qindra mijëra të shpronësuar në mënyrë kriminale. E di zemërimin tuaj të ligjshëm ndaj jam dhe do jem në anën tuaj deri në fitore. Dua t’ju kërkoj sonte mirëkuptimin që kjo natë të mbesë me mesazhin e qartë se shumica jeni ju, që ne nuk do marrim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë. Shqiptarët meritojnë e do të kenë qeveri europiane.

Sot duan të ndalin trajektoren e ngjarjeve që sapo kanë nisur, për të rrëzuar tiraninë.

Përpjekja për ta cuar këtë natë në një natë të dhunshme për të tërhequr vëmendjen.

Sic dështon me turp përpjekja për zgjedhje kriminale pas anulimit të presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Orët e ardhshme duhet të na gjejë më të vendosur se asnjëherë më parë për ta cuar këtë betejë drejt fitores përfundimtare.

Bisha e plagosur kriminale do të bëjë gjithcka në grahmat e fundit për të ndalur cdo gjë. Por tik taku për liri e demokraci do dëgjohet deri sa gongu i demokracisë të bie.

Gjithcka që na ka bashkuar në këtë betejë është vlera. Ju jeni fisnikët e vlerave shqiptare e europiane, ju jeni çlirimtarët e Shqipërisë nga krimi’, tha kryedemokrati Basha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img