Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Basha mbyll protestën dhe paralajmëron ashpër: Nuk i thërrasim më arsyes, herën tjetër do flasë populli (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

73df119d443974d1236dd0729e2a48c5

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur pas gati tre orësh protestën e opozitës ku u rikthyen episodet e dhunës me dhjetra të plagosur.

Nga selia e PD-së, Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se kjo është hera e fundit e “argumentimit të arsyes”, pasi në protestën e radhës fjala do i takojë popullit.

Kreu i PD i bëri thirrje Ramës të largohet një orë e më parë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Së pari dua t’ju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës dhe vendosmërinë. Për praninë më të madhe në protestë që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Vëllezër dhe motra sollët me vete në këtë protestë energjinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja.

Mesazhi i parë, i qartë dhe i prerë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale duhet ta harrojë njëherë e mirë se mund ta mbajë pushtetin me dhunë. Edi Rama dhe banda e tij ta harrojë, shqiptarët nuk do të lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë.

Gjatë protestës tonë bëmë gjithçka që asnjë punonjës i rendit, dhe s’e kam fjalën për horrat që hedhin gaz lotsjellës dhe iu godasin çnjerëzisht, por e kam për ata që iu qan zemra njësoj si ju. Përgjigja e kupolës së policisë ishte dhunë, si pasojë e së cilës janë plagosur disa protestues.

Po i them Ramës dhe sadistit Sandër Lleshaj se do të mbani përgjegjësi. Ne nuk hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit kur unë iu drejtohem me argumentet e arsyes kupolës socialiste sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm populli, vetëm sovrani.

E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin me dhunë. Kthejani sovranit, hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lereni popullin të flasë me votë, largohu siç do të ishte larguar dhjetra herë çdo kryeministër ballkanas, qindra herë çdo kryeministër europian. Ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme.

Asnjë shpresë për gangot se do ta mposhtë apo zvogëlojë bashkimin e popullit, nuk do të jetë gjallë.

Më shumë

spot_img