Hapësire reklamuese


Politikë

Basha: Mbrëmë kuptuam pse duan ta kenë SPAK me çdo kusht nën kontroll

Shkruar nga Newsbomb
Basha: Mbrëmë kuptuam pse duan ta kenë SPAK me çdo kusht

Duke marrë shkas nga intervista e ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, Basha tha se tashmë është e qartë se pse qeveria do që ta ketë SPAK-un me çdo kusht nën kontroll. Kjo pasi sipas tij janë të gjithë të përfshirë.

Kryedemokrati deklaroi në fjalën hapëse të Kuvendit Zgjedhor të degëve 8-të dhe 2 në Tiranë, se sulmet ndaj SPAK kanë për qëllim baltosjen e këtij institucioni.

Kërcënimi i dytë ju vjen nga SPAK-u. Po të shohim sulmet e baltës rivalizojnë vetëm me SPAK. Mbrëmë kuptuam përse duan ta kenë SPAK-un me çdo kusht nën kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di.

Por është ndryshe ta dëgjosh nga goja e dyshit që tregon me gisht njishin, i cili ka treshat dhe katrat në burg, disa në duart e prokurorisë, disa në kërkim ndërkombëtar. SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt por është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin.

Ose ta kthejnë në një tjetër del në vathën ku duan të fusin delet e tjera, nuk do t’ia dalin, jo vetëm se PD i jep mbështetjeje pa kushte SPAK dhe BKH-së, por sepse kemi në krah SHBA dhe BE dhe kombet e civilizuara të perëndimit, të cilat na mirëpresin në gjirin e tyre”, tha Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese