Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha mbledh në selinë e PD drejtuesit politikë në qarqe, fokusi te zgjedhjet dhe situata në terren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb81aba9a32d9601c2c4f3691d29bef4

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur ditën e sotme në një mbledhje të papritur drejtuesit politikë të PD në qarqe.

Mbledhja po zhvillohet në selinë e PD, ndërsa fokusi do të jetë te zgjedhjet e 25 prillit dhe situata në terren për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.

Kjo është mbledhja e dytë e kryedemokratit me drejtuesit politikë, të cilët i vendosi pak javë më parë.

Në Tiranë fushatën e PD do ta udhëheqin Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Në Lezhë Mark Marku, në Berat Tomorr Alizoti, Edmond Spaho në Korçë, në Dibër Xhelal Mziu, Helidon Bushati në Shkodër, në Vlorë është caktuar bujar Leskaj, në Elbasan Gazment Bardhi, Edi Paloka në Durrës, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Flamur Hoxha në Kukës.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img