Hapësire reklamuese

Politikë

Basha mbledh Grupin e PD: Potestë masive në 13 maj, të demonstrojmë paqësisht vendosmërinë

Shkruar nga Newsbomb

Në selinë e Partisë Demokratike, ka nisur mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar dhe kryesisë së kësaj partie ku po diskutohet për protestën e 13 majit që do të mbahet në Tiranë.

Nga burime brenda mbledhjes, mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët dhe anëtarët e PD që të nisin përgatitjet në terren për organizimin e protestës.

“Të nisim menjëherë punën në terren për protestën e 13 majit. Përvoja e fituar në Kavajë është e vlefshme për rrugën në vijim. Pjesëmarrje masive, demonstrim vendosmërie, por paqësisht dhe brenda parametrave demokratike. 13 maji është një stacion në rrugën për fitoren e kauzës qytetare dhe politike. Qëndresë deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.

Ditën e shtunë, më 13 maj, do të mbahet protesta, e cila ishte parashikuar të mbahej sot në Kavajë, por për shkak se PS tërhoqi kandidatin, PD anuloi protestën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll