Hapësire reklamuese

Politikë

Basha mbledh demokratët për ditëlindjen e PD-së, i bashkohen Topi dhe Rexhep Uka

Shkruar nga Newsbomb
Basha mbledh demokratët për ditëlindjen e PD-së, i bashkohen

Partia Demokratike e Shqipërisë feston sot 33 vjetorin e themelimit të saj.

Sot, 33 vite nga themelimi i saj, demokratët janë më të ndarë se kurrë më parë. Dy vitet e fundit, Partia Demokratike është ndarë në të paktën tre fraksione që veprojnë të ndarë dhe kundër njëri-tjetrit, duke humbur çdo betejë zgjedhore.

Lexo edhe: 33 vjet pluralizëm politik në Shqipëri, Partia Demokratike feston e ndarë themelimin

Me rastin e kësaj dite të shënuar për PD-në, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur demokratët që e mbështesin në Pallatin e Kongreseve për të festuar 33-vjetorin e themelimit të partisë.

Të pranishëm sonte në Pallatin e Kongreseve janë ndër të tjera, ish-presidenti, Bamir Topi dhe themelues i PD, ish-ministër si dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Rexhep Uka.

Nga ana e tij, Sali Berisha, ka ironizuar ceremoninë e festës që Basha po mban aktualisht në Pallatin e Kongreseve. Në një konferencë për mediat, teksa u pyet nga gazetarët për një koment, Berisha tha: "shkoni te Taulant Balla atëherë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese