Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë paraditen e kësaj të premte në një tryezë të organizuar për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Basha është përpjekur që të mos prononcohet lidhur me Gazment Bardhi apo ish-kryeministrin Sali Berish, por theksoi se Partia Demokratike e ka të qartë platformën dhe se asnjë interes personal nuk duhet të vendoset mbi agjendën e opozitës.
Kreu i PD bëri me dije se PD ka depozituar në Kuvend ligjin për vettingun e politikanëve në mënyrë që të zgjedhurit qytetarëve më Kuvend të jenë figura të pastra.
“Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovelat e vjetra dy vjeçare. Ajo që njerëzit presin nga ne nuk është t’i gjejmë punë vetes si deputetë. Ajo që duhet të na bashkojë edhe interesi i qytetarëve. Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Asnjë interes personal nuk do ta zhvendosë partinë Demokratike. PD e ka të qartë platformën me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal të parin, është i mirëpritur të bëhet pjesë.
Asnjëherë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nuk kanë ardhur si rezultat i numrave të një partie. Ne si PD do të imponojmë që asnjë konsensus si ai i 2008-ës ku numrat ishin por ua futën qytetarëve dhe sot paguajmë faturën e marrëveshjes okulte”, tha Basha.