Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Basha mbërrin te Teatri Kombëtar: Do t’i përgjigjemi Edi Ramës me çdo mjet!

spot_img

Lajme të ngjashëm

b65dd3b3a5644d7e9b3ca2773e58f181

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur mbrëmjen e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku pritet të kalojë natën si protestë kundër shembjes së kësaj godine.

Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po tenton të grabisë 30 milion euro me “aferën e Teatrit”, ndërsa tha se as në kohën e pandemisë nuk hoqi dorë nga vjedhjet.

I pyetur se si do të protestojë kundër shembjes së Teatrit ndërkohë që tubimet janë të ndaluara për shkak të gjendjes së emergjencës nga koronavirusi, Basha tha se “kur shteti shkel Kushtetutën, qytetarët mund t’i përgjigjen me çdo mjet.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

E gjithë kjo batërdi, kjo vjedhje, zhvatje e parave dhe taksave të shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama. Ai do të mbaj përgjegjësi për të gjitha. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të artistëve. Do të kaloj këtu orë të tëra, do të jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh, dhe hajdutët përdorin hilet, në orën 5 të mëngjesit shkuan te Astiri dhe ne s’u mblodhëm dot.

Ne jemi këtu sot, shqiptarët janë në këtë gjendje ekonomike për shkak të tij. Duan të grabisin 30 milion euro këtu me aferën e Teatrit. E gjithë vëmendja e kryeministrit është që të grabisë prona publike. Koronavirusi tregoi fytyrën e vërtetë, sepse kur nuk ndalesh as në një pandemi të tillë nga zakoni i vjedhjes, do të thotë që je i pashpresë.

Kur shteti bie në dorë të banditëve, dhe shkel ligjin e Kushtetutën, qytetarët mund t’i përgjigjen me çdo mjet.

Më shumë

spot_img