Hapësire reklamuese

Politikë

Basha kujton Ditën Kombëtare të Rinisë: 8 Dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Shkruar nga Newsbomb
Basha kujton Ditën Kombëtare të Rinisë: 8 Dhjetori 1990,

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar Ditën e Rinisë 8 Dhjetorin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se 8 Dhjetori 1990, ishte dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Basha shton se dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike por është inkurajim për çdo brez për të mos ndaluar, as dorëzuar para vështirësive, po për t luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa.

Postimi i plotë:

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane ????

#Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët #32vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

 

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.