Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka kujtuar edhe komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, i cili lindi ditën e Flamurit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan para sakrificës së tij dhe të familjes Jashari sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare.
“Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në nderim të sakrificës shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi.
28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe të familjes Jashari përkulemi sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare.
Lavdi përjetë Adem Jasharit!
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, shkruan Basha.