Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

”Basha ka qenë me muaj në shtëpinë time”, Ilir Meta: U habita kur dëgjova emrin tim te “Trekendëshi i Bermudës”, mendova se ishte ai deputeti i PS-së

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka folur për akuzat e bëra ndaj tij nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ai u shpreh se Basha është një nga njerëzit që ka ndejtur më shumë në shtëpinë e tij familjarisht, ndaj kishte ngelur i habitur kur emri i tij ishte përmendur te “Trekëndëshi i Bermudës”.

Meta tha se fillimisht mendoi se Basha i referohej deputetit të Partisë Socialiste Ilir Metaj, teksa shtoi se ëhstë gati të japë llogari para demokratëve në Kuvendet e 11 dhe 18 Dhjetorit.  

“Zoti Berisha vetëm njëherë ka qenë në shtëpinë time. Zoti Basha, nëse do t’i numëroja ditët, ka qenë me muaj të tërë, me familjen, me vajzat, më shumë se kushdo politikan tjetër në shtëpinë time. Jam habitur kur kam dëgjuar për herë të parë “trekëndëshin e Bermudës”, thashë çfarë pune kisha unë atje. Thashë mos ishte ai Ilir Metaj, një deputet i PS-së. U habita fare kur më thanë që më kishte ndihmuar shumë mua, por unë e kisha dëmtuar atë dhe PD-në. S’dua të hyj në çështjen e PD-së, por si President jam gati përpara tyre llogari, në datën 11 kur kanë lajmëruar Kuvendin apo në datën 18.

Unë nuk kam patur dhe nuk kam asnjë hall. Nëse unë ngelem në dorën e Bashës apo kujtdo tjetër, halli kurrë mos pastë mëshirë për Ilir Metën. Dikush tjetër është në hall, dikush që zgjedh bojktoin dhe shfajësimin”, tha Ilir Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img