Hapësire reklamuese

Politikë

Basha justifikohet me shit-blerjen e votave, Kadilli ironizon: Atëherë ndërrojmë popullin dhe jo kryetarin

Shkruar nga Newsbomb
Basha justifikohet me shit-blerjen e votave, Kadilli ironizon: Atëherë

Kryedemokrati Basha është justifikuar para Kryesëisë së Partisë Demokratike se zgjedhjet e 25 prillit janë humbur për shkak të shitblerjes së votës, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe Tom Doshin.

“Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur një sistem që i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshëm se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër veçse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera”, kështu u tha Basha demokratëve në mbledhjen e kryesisë.

Por anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka ironizuar me fjalët e Bashës, duke u shprehur se është më mirë të ndërrohet populli dhe jo kryetari.

“Atëherë ndërrojmë popullin, por jo kryetarin”, tha Kadilli me ironi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll