Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Basha jep DETAJE, tregon çfarë diskutoi me Komisionerin Varhelyi në selinë blu

spot_img

Lajme të ngjashëm

5035f75bd2b9c13e3240347f8a663476

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi këtë mbrëmje në selinë blu me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Kreu demokrat ka thënë përmes rrjeteve sociale se e ka informuar Varhelyin për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi si dhe kryesisht për ndryshimet në kodin zgjedhor, që sipas Bashës janë bërë në mënyrë të njëanshme.

Basha e ka siguruar Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.

Reagimi i plotë

Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen.

Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.

E sigurova Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.

Lexo edhe: Komisioneri Varhelyi në selinë blu, Basha e pret me Bylykbashin dhe Vasilin

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img