Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Sulltan Nevruzit.
Përmes një postimi në Facebook, Basha uron duke shkruar “dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare.”
“Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin. Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!”-shkruan Basha.