Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha imiton Donald Trump, sulmon Top Channel: Jeni “Fake News”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6961c9facce8be070d73509cdbf9b3dc

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet mënyrës “alla Donald Trump” ka sulmuar sot televizionin Top Channel.

Basha e akuzon Top Channel për lajme të rreme (Fake News-Anglisht) për shkak të një kronike të transmetuar sot në edicionin qëndror të lajmeve në këtë televizion, ku raportohej se koalicioni i Edi Ramës edhe pa Ilir Metën mund të fitonte 71 deputetë, ndërsa PD-ja qëndronte në kuotën e 57 mandateve.

“Njëlloj si Rama edhe TopChannel e paska shpallur rezultatin pa u bërë zgjedhjet fare. #FakeNews #LajmeFallso në sherbim të Ramës. Fshehin realitetin dhe gatuajnë gënjeshtra përditë e për orë. Turp. 18 shkurt, ngrihemi bashkë”, shkruan kreu i opozitës.

Bazuar në suksesin e presidentit Trump, i cili arriti të fitonte pavarësisht sulmit të mediave më të mëdhaja amerikane dhe që i akuzon ende për lajme të rreme, Basha po tenton ta sjellë këtë model në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë se sa sukses do të ketë Basha me imitimin e Donald Trump, një model i kundërshtuar publikisht para zgjedhjeve në SHBA nga kryeministri shqiptar, por asnjëherë i mbështetur hapur nga kreu i opozitës shqiptare.

Lexo edheTop Channel bën llogaritë: PS i ka 71 deputetë pa Ilir Metën, ja sa humbet LSI

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img