Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Basha ia mbledh ‘1 nga 1’ Ramës: Mjekët në Shqipëri pagat më të ulëta në Europë! Ja pse qytetarët meritojnë një qeveri normale, jo një grusht oligarkësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d06aded6f20777d65f789d1106928e4

Kreu demokrat Lulzim Basha ia ka numëruar ‘një më një’ akuzat, kreut të qeverisë Edi Rama, duke theksuar se qytetarët meritojnë një qeveri normale dhe jo një grusht oligarkësh.

Basha shkruan se personeli shëndetësor në Shqipëri është me pagat më të ulëta në Europë, ndërsa sipas tij Rama nuk rriti pagat në 7 vjet qeverisje.

Ndërkaq ai shkruan se në qeverisjen e PD do të rriten pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.

Postimi i Bashës:

Në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të personelit shëndetësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia e Veriut 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

Pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është paga më e ulët në rajon. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoninë e Veriut me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë).

Personeli shëndetësor në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për mbështetje. Në 7 vjet kjo qeveri i shpenzoi  paratë e shqiptarëve për koncensione dhe tendera korruptivë. 120 milionë euro për aferën e check up-it mund të përdoreshin për të mbështetur personelin shëndetësor apo për të blerë aparatura të reja.

Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë e propagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara.

Në planin tonë ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do të mbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit ku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor. Do të rrisim investimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të anullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh.

119030488_3491211130930043_3653986792133906189_o.jpg

119057461_3491211144263375_2745172314508728093_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img