Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Basha i shqetësuar për situatën në Kosovë: Detyra e Shqipërisë, s’është të heshtë, por të përdorë të gjithë mekanizmat për të ndihmuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha shprehet i shqetëësuar në lidhje me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shpreh mbështetjen e plotë për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Ndër të tjera Basha shkruan se është detyrë e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që mos të heshtë, port ë ndihmojë në zgjidhejen e problemit.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit” shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img