Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Basha i shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid: Urgjentisht të bëhen 2,500 testime në ditë, Rama t’i lerë gër-vëret si Robert çamçakëzi

spot_img

Lajme të ngjashëm

bc4d90c7d9e3e2ad7d31ed469212cbf5

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të rrisë menjëherë numrin e testeve PCR, në të paktën 2,500 në ditë.

Basha tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se neglizhenca e kryeministrit Rama ndaj pandemisë është “për ndjekje penale”.

“E keni parë që është shqetësuar, por sa i përket Covid-it, ka vetëm një fjalë vendosni maskën. Maskën, shqiptarët nuk kanë lekë ta paguajnë. Ky thotë vini maskën se do t’ju vendos gjobë. Ky ka braktisur detyrën elementare të qeverisë, shëndetin e njerëzve. E kemi thënë me qindra herë, testime, testime, izolim, dhe sot është Zëri i Amerikës që e thotë se numri i testimeve ka rënë. Kjo është kriminale, kjo është për ndjekje penale. Të lenë gër-vëret dhe dërdëllitjet si Robert çamçakëzi dhe të marrë përgjegjësi. Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë”, deklaroi Basha.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img