Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha i refuzoi ftesën publike, Rama nuk i ndahet: Pse për ty janë më të rëndësishëm Saliu dhe Iliri? Shqiptarët duan bashkim...

Shkruar nga Newsbomb
Basha i refuzoi ftesën publike, Rama nuk i ndahet: Pse për ty

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Pas ftesës publike të bërë sot gjatë një interviste me gazetarin Denis Minga, ku i ofroi bashkëpunim pas 25 prillit, (PD si opozitë), Rama i “është vënë pas” sërish kreut të PD.

Ky i fundit deklaroi pak më herët në Twitter se kryeministri aktual kurrë nuk do të bëhet pas zgjedhjeve pjesë e qeverisë së Bashës, ndërsa Rama i shtron pyetjen: Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?!

Rama: Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll