Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha i premton mësuesve në Shkodër: Do ua rrisim pagën çdo vit, siç ua dyfishuam gjatë qeverisjes sonë të kaluar

Shkruar nga Newsbomb
Basha i premton mësuesve në Shkodër: Do ua rrisim pagën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij sot në Shkodër, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me gra intelektuale atje.

Basha iu premtoi mësuesve që paga e tyre do të rritet vit pas viti, si dhe do të kenë mbështetje absolute gjatë qeverisjes së ardhshme, që edhe nxënësit kur të shkojnë në unversitet të jenë më të përgatitur.

Basha: Stafi pedagogjik është lënë pas dore këto vite. Qeverisja e ardhshme ka detyrim për mësuesit. Ne e dyfishuam pagën gjatë qeverisjes së kaluar dhe sërish do ua rrisim vit pas viti. Nuk bëhet fjalë për një përmbysje, por për një korigjim të dështimeve të këtyre 8 viteve. Do të keni nga ekipi ynë një cilësi të re shërbimi në shkollat publike shqiptare, që nxënësit kur të arrijnë në fazën e universitetit, të jenë më shumë të përgatitur. Do ndërmarrim një reformë të thellë për këtë gjë.

Gjithashtu Basha premtoi se kur të vijë në pushtet do të ofrojë mbështetje për kulturën.

"Pika e parë te kultura ka të bëjë me financimin e mbi 10 mijë artistëve shqiptarë. Kjo qeveri i ka denigruar dhe simbol i denigrimit është prishja e teatrit", tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll