Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Basha i përmend Ramës premtimin për vende pune: Përzuri më shumë se 300 mijë shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një videomesazhi ka adresuar sot sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Basha i përmend kreut të qeverisë premtimin e tij për 300 mijë vende, ndërsa shton se përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik”, shkruan Basha krahas videos.

Më shumë

spot_img