Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha i përgjigjet Shehajt dhe Harxhit: E konsideroni 25 Prillin fitore të Ramës, rrezikoni të përçani PD-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha thotë se dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi mund të përçajnë demokratët me njohjen e fitores së Edi Ramës në 25 Prill.

Si Shehaj dhe Harxhi kanë deklaruar më herët se Rama arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare për shkak të strategjisë së gabuar dhe keqorganizimit të PD-së.

Gjatë një takimi me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë, Basha tha se 25 Prilli ishte dhe do të mbetet masakra më e madhe zgjedhore.

“25 prilli është masakër zgjedhore, nuk mund dhe nuk do të pranohet e njihet kurrsesi. Dhe autorit të kësaj masakre nuk mund t’i shtrimë dorën, por do t’i ofrojmë vetëm një gjë, betejën për ta larguar. Gara e brendshme sot është një garë e vlerave tona, për respektin…Jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza. Por dorëzimi përballë atyre që 25 prillin e konsiderojnë një fitore të Ramës, mund të sjellë përçarje. Nxitimi nuk mund të përbëjë arsye për atë që ndërtuam së bashku. 25 prilli është masakër zgjedhore”, u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img