Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Basha i përgjigjet Ramës: Ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por unë kam një mënyrë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Basha me anë të një postimi në rrjetet social shkruan se për 8 vite Rama jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes largimi ka mbërritur në shifra rekorde.

Ndër të tjera ai shkruan se PD e ka një plan që çdo i ri që kthehet të ketë një punë.

“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin.

Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.

Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.

Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.

Shqipëria do të fitojë,” shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img