Deputeti i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha me anë të një postimi në twitter ironizon duke thënë se nëse Berisha do merrej më shumë me Ramën dhe jo me ata që mendojnë ndryshe nga ai, rezultati në zgjedhje nuk do ishte ky.
Ndër të tjera Basha shkruan se Berisha kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha.
Kujtojmë që më herët Berisha jashtë Kuvendit, u pyet nga gazetarët nëse është i frikësuar nga kthimi i Bashë. Ish-kryeministri duke qeshur tha se nuk ka frikë, pasi ai komandohet nga Rama.
LEXO EDHE: A jeni frikësuar nga kthimi i Bashës? Berisha ia “plas” të qeshurës: Çfarë flisni, mos bëni shaka