Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Basha i nxjerr Ramës videon e përplasjeve me gazetaret: I ofendon dhe intimidon! Po sikur të ishte vajza juaj?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar një video, ku shihet kryeministri Edi Rama në momente të ndryshme që ka pasur përplasje me gazetaret.

Basha ka postuar këtë video ku shihen përplasjet dhe shkruan “mendo sikur të ishte vajza juaj”.

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen…Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin”, thuhet në videon e postuar nga Basha.

Duket se në zgjedhjet e 25 prillit figura femërore është në qendër të fushatës elektorale të dy forcave politike në vend, PS dhe PD.

Më shumë




spot_img








spot_img