Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha i kërkon SPAK të hapë hetimet për përgjimet e antimafias italiane: Rama mendon të pasurojë veten dhe kupolën e tij qeverisëse, fushatën do e zhvillojmë derë më derë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec8f58857beb7f451d1d2bbac53c0b0f

Kryetari i Parttisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të hapë menjëherë hetimet për sa i përket përgjimeve të nxjerra nga antimafia italiane, që lidh politikën shqiptare me mafian italiane.

Ai ka akuzuar edhe kryeministrin Rama se e vetmja arritje e tij në 8 vite qeverisje është pasurimi i tij dhe kupolës qeverisëse, ndërsa shtoi se PD në fushatën e saj zgjedhore do të shkojë derë më derë te qytetarët.

“Është fare e qartë dhe shqiptarët kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Shqipëria është vendi me investimet më të ulta në rajon. Në vendet e tjera të rajonit po hapen vende pune, po punësohen qytetarët. Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar vetëm për veten e tyre. Pse ne kemi paketat më të ulta ekonomike? Kjo është dështim total i kësaj qeverisje. Dua t’i bëj thirrje SPAK që të mos ketë asnjë vonesë për hapjen e hetimeve. Duhet të bëjë atë për të cilën është krijuar SPAK-u, drejtësi.

Ka muaj që PD është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ky nuk është një vend i varfër, është një vend i varfër dhe burimi i krizës, papunësisë, është dështimi i nëjpasnjëshëm i Edi Ramës, ku nuk ka mbajtur asnjë hetim. I vetmi sukses i tij është pasurimi i ministrave të tij. Gjejmë një klimë optimiste dhe entuziaste në takimet tona me njerëzit, veçanërisht te rinia, pasi problemi më i madh është largimi i rinisë.

Fushata do të zhvillohet derë më derë, kudo ku janë qytetarët. Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Pd do të jemi derë më derë, familje më familje. Me ne në pushtet do të kemi një ndryshim tërësor në qeverisje. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Edi Rama ka dështuar”, tha Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img