Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha i gëzohet fitores së Cameron: Politikat e djathta janë rruga e daljes nga kriza

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cfeec12cc3f1c8cc62d18ec79774ed6e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në facebook ka shprehur urimet e tij për fitoren e David Cameron në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar. Basha e ka konsideruar një fitore të merituar atë të Cameron në Britani, për shkak se qeverisja e tij solli uljen e taksave dhe mundësi 1 milion vende të reja pune. Për kreun e demokratëve, politikat e djathta janë rruga e vetme e daljes nga kriza për çdo shoqëri.

Postimi i Bashës në facebook:

Urimet e mia më të përzemërta për David Cameron dhe partisë simotër Konservatore për fitoren e thellë të zgjedhjeve parlamentare. Konservatorët arritin të marrin një shumicë të qartë me një rezultat bindës me 326 mandate, pas një fushate brilante, dhe pas një kursi të drejtë politik bazuar në vlerat e parimet e të djathës, të lirisë ekonomike e të taksave të ulëta. Një fitore e merituar pas një qeverisje që solli uljen e taksës së punës për 27 milionë anglezë, uljen e taksës së bizneseve, çka garantoi një rritje ekonomike prej 8 përqind ndërkohë që Europa pësonte rënie, dhe mundësoi 1 milionë vende të reja pune. Inkurajues rezultati i të djathës angleze, frymëzuese kjo politikë, dhe ky reagim i drejtë i britanikëve. Edhe një here, pas Francës, vjen një sinjal i fortë se e djathta dhe politikat e saj të lirisë ekonomike dhe të taksave te uleta, janë rruga e daljes nga kriza, e punës, e dinjitetit dhe e mirëqenies për çdo shoqëri.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Britani, lideri i Liberal Demokratëve jep dorëheqjen pas humbjes së thellë, konservatorët fitojnë shumicën

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img