Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha i ftoi në selinë e PD, policia s’lejon gazetarët, Bardhi: Lërini të hyjnë brenda, të regjistrojnë krimin e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Basha i ftoi në selinë e PD, policia s’lejon gazetarët,

Kreu i PD, Lulzim Basha pak më parë i ftoi gazetarët që të shkonin në selinë e PD, për një bashkëbisedim.

Por kur gazetarët kanë shkuar nuk janë lejuar nga policia që të futen brenda. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardha i ka kërkuar policisë që të lejojë gazetarët të futen brenda dhe të dokumentojnë krimin që bërë Sali Berisha.

Më pas u njoftua se media duhet të presë 25-30 minuta që të futet brenda deri sa të mbarojnë procedurat.

“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Ymeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.Të regjistrojnë krimin e paprecedentë që ka bërë Berisha duke rrezikuar edhe jetën e demokratëve”tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese