Pas përfundimit të takimit mes sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i opozitës tha për mediat se me Kerryn diskutoi për disa çështje me rëndësi ndër to edhe sfidat e Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Por ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jep një informacion më të detajuar për mesazhet që Basha i përcolli Kerryt.
"Sekretari Kerry, krahas pushtetarëve, zhvilloi një takim të veçantë shumë të rëndësishëm me kryetarin e Partisë Demokratike dhe dëgjoi zërin e opozitës mbi gjendjen tejet të rëndë të krimit të organizuar, lidhjet e tij të tmerrshme me Ramën dhe qeverinë e tij, korrupsionin e përmasave gjigande të qeverisë dhe rrënimin e zgjedhjeve nga Edi Rama”, tregon Berisha.