Basha i drejtohet Vodafonit për të zbuluar të VERTETËN e mesazhit për Eni VASILIN, zbardhet MISTERI (DOKUMENTI)

Publikuar tek: politike, më 15:28 20-03-2020 Basha i drejtohet Vodafonit për të zbuluar të VERTETËN e mesazhit për Eni VASILIN, zbardhet MISTERI (DOKUMENTI) Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i është drejtuar kompanisë celulare Vodafone Albania, ku mesa duket është klient, për të zbuluar të vërtetën e sms-së së famshme që mbërriti në celuarin e Eni Vasilit.

Në letër-përgjigjen që i kthen Vodafone, thuhet se pas investigimit është zbuluar se sms-ja e datës 18.03.2020, në orën 23:00:22 është origjinuar nga një platformë e huaj SMS në internet për dëgimin e mesazheve, jashtë rrjetit vodafone ku në “ID-në e dërguesit është vendosur numri 06…….70 dhe nuk rezulton si SMS e vërtetë e dërguar nga numri 06…….70 i mbajtur nga Basha”, thuhet në sqarimin e kompanisë celulare.

“Konkludojmë se SMS-ja nuk është gjeneruar nga nr. i klientit tonë z.Lulzim Basha”, thuhet në letrën e Vodafone.

Gjithë këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i cili shkruan:

“Të dashur bashkëqytetar, Gjykoni vetë kush është i interesuar për të bërë lojë te pistë politike në këtë kohë krize dhe shumë të rrezikshme për shqiptarët. Gjykoni vetë kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës për të larguar vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën”.

90314943_10221862814989238_2047168862826266624_n_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Na rroftë izolimi për 23 orë’, Patozi këshilla qeverisë: Ja pse liridalja me orar mund ta shtojë rrezikun e infektimit
Ushtria zbarkoi në terren, Rama: S’do lejojmë ca të papërgjejgshëm të bëjnë hatanë e të marrin në qafë mijëra të pafajshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011825084686279
array(1) { ["section"]=> string(115) "basha-i-drejtohet-vodafonit-per-te-zbuluar-te-verteten-e-mesazhit-per-eni-vasilin-zbardhet-misteri-dokumenti-199407" }