Hapësire reklamuese

Politikë

Basha i alarmuar për lirimn e Lul Berishës, zhvillon takime në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Durrësit për të diskutuar mbi lirimn nga burgu të Lulzim Berishës dhe ndikimin e bashkisë në këtë proces.

Mësohet se Basha është takuar me anëtarë të degës, këshilltarët demokratë në bashki dhe deputetët e PD të Qarkut Durrës.

Ditën e djeshme u publikua nga BIRN dhe VOA një skandal ku tregonte për përfshirjen e kryebashkiakut Vangjush Dako në procesin për lirimin para kohe të Berishës. PD kishte akuzuar më herët se ishte kryeministri Edi Rama ai që nxori nga burgu Lul Berishën, me qëllim për ta përdorur në zgjedhjet e 2017-ës.

Lexo edhe:

Ben Blushi: Amerikanët e kanë gabim, ishte Lul Berisha ai që punësoi Vangjush Dakon   

Reagon për herë të parë Vangjush Dako: Lulzim Berishës i garantoj punë vullnetare, asnjë shkelje

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.