Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Basha hedh poshtë akuzat e Berishës: Unë nuk merrem me ata që hynë dhe dalin nga PD, 8-janari ishte i planifikuar

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas dëshmisë së tij në Prokurori, ka thënë se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vendosen para drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat Basha bëri me dije se ai ka kërkuar hetimin e plotë të kësaj ngjarje e cila sipas tij nuk ishte gjë tjetër veçse një organizim i planifikuar i tentativës për vrasje mes demokratëve për interest e Sali Berishës.

Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij hodhi poshtë  akuzën e Sali Berishës se në zyrën e tij ditën e protestës ka pasur persona me rekorde kriminale dhe fondamentalistë.

“Unë preferoj ta lë të shkuarën mbrapa dhe tu them shqiptarëve ata që e kanë mbajtur Shqipërinë si plaçkë do të mund ti largojmë vetëm duke u bërë të gjithë bashkë. Kam kërkuar hetimin e plotë të kësaj ngjarje sepse fatkeq nuk ishte asgjë më pak veçse një organizim i planifikuar i tentative vrasje mes demokratëve për interesa të ngushta  personale të një personi dhe mercenarëve.

Kam këkruar hetimin e të gjithëve dhe drejtësia të vendosë para përgjegjësisë nga Sali Berisha deri te I fundit.

Unë nuk merrem me idetifikimin se kush hyn e kush del në PD. Drejtësia duhet të zbardhë gjithcckaa dhe të vërë para drejtësisë autorët”, tha ai.


Më shumë