Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha flet për vettingun e politikanëve: Kundërshtarët e propozimit të PD janë ata që rrezikojnë qëndrimin në sallë, nuk do të na pengojnë

Shkruar nga Newsbomb
Basha flet për vettingun e politikanëve: Kundërshtarët e

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në seancën e sotme plenare ka folur për rëndësinë e çështjes së vettingut të politkkanëve. Ai tha se nuk do ta ndalë askush për të pastruar politikën nga krimi, e cila sipas tij do t’i japë njëherë e mirë fund tranzicionit.

Ai shtoi se politika duhet të pastrohet nga të gjithë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, nga ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Korrupsioni gjendet kudo dhe çmimet e energjisë dhe mungea e ilaçeve në spitale është denoncuar deri tek Zëri i Amerikës, tek listat në ushqime, prona e mohuar, tek krimi që merr për kot, tek varfëria që rritet, radhët tek ambasada gjermane etj. Nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin, ai duhet mposhtur.

Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.

Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë.

Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të reformës elektorale, që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, duke e larguar shërbimin nga qytetarët.

Ne e kemi hedhur hapin e parë, jam i bindur se debati nuk do të mungojë. Kundërshtarët e e egër janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë. Por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, që për tre dekada kanë lëshuar rrëmuze. Asgjë nga këto nuk ka dhe nuk do të ketë pikën e rëndësisë për mua dhe PD.

Debatet nuk do të mungojnë, jam i bindur se do të kundërshtojnë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, por kjo nuk do të na pengojë. Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta. Politikanët e korruptuar do të largohen nga politika pasi e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll