Hapësire reklamuese

Politikë

Basha flet për Pavarësinë e Kosovës: Histori suksesi si shtet i së drejtës dhe zgjedhjeve të lira! Tirana ta shohë Beogradin me sytë e Prishtinës

Shkruar nga Newsbomb
Basha flet për Pavarësinë e Kosovës: Histori suksesi si

Ish-kreu i Partisë  Demokratike  Lulzim Basha ka dhënë  një intervistë mbrëmejn e sotme pas shumë kohësh,  duke folur për Pavarësinë e Kosovës dhe rolin e tij si ministër i Jashtëm asokohe.

Ai u shpreh në një intervistë në RTSH se shteti më i ri në zemër të Evropës është një histori suksesi përgjatë këtyre 15 viteve, duke iu dhënë leksion edhe vendeve të tjera përreth.

Basha nënvizoi se Kosova ka shënuar arritje përgjatë 15 viteve duke arritur të organizojë zgjedhje të lira dhe të reflektojë standardet evropiane duke respektuar edhe të drejtat e minoriteteve. Sipas tij, Tirana duhet ta shohë Beogradin me sytë e Prishtinës.

“Mendoj se sot është një ditë për të festuar një 15-vjeçar si rrugëtim i Kosovës si shtet i pavarur dhe për të festuar arritjet e jashtëzakonshme, duke filluar me njohjen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga shumica dërrmuese e shteteve të botës duke vazhduar me konsolidimin e demokracisë. Kosova jo vetëm ka arritur standardet siç janë zgjedhjet e lira, shpeshherë edhe me një frekuencë, të zgjedhjeve të tjera të parakohshme, të panjohura për vendet e tjera të Ballkanit dhe ka dhënë mësime gjithë vendeve të tjera fqinje.

Në këtë aspekt Kosova nuk është shteti më i ri në zemër të Evropës, por është edhe një histori suksesi sa i takon standardeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive themelore të të drejtave të njeriut duke përfshirë këtu një masë të pamendueshme, edhe të drejtat e minoriteteve, në veçanti të minoritetit serb”, u shpreh deputeti Basha.

“Tirana e ka detyrim që ta shohë Beogradin me sytë e Prishtinës dhe çdo anashkalim i Prishtinës dhe çdo moskoordinim midis dy republikave sjell kosto të rënda dhe të paparashikueshme jo thjesht për Kosovën, por në tërësi për strukturën e sigurisë në rajonin tonë", shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll