Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Basha flet për partinë e Jozefina Topallit: U krijua nga Edi Rama, por është i pashpresë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për partinë e re të krijuar nga Jozefina Topalli.

Ai u pyet nga gazetarja për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte shprehur më herët se Basha kishte gabuar në 2017, pasi nuk kishte futur në listat e kandidatëve për deputetë edhe Jozefina Topallin. Lulzim Basha vijon sërish të shprehet se partia e Topallit është krijuar nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka asnjë parti të dalë nga Partia Demokratike, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë, madje kjo tregon se sa i pashpresë është”, u shpreh Basha shkurt. 

Lëvizjen e re politike të ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli, Basha e ka konsideruar edhe më herët si një përpjekje për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Ndërsa Topalli ka deklaruar se nuk do të rrijë të bëjë sehir, pasi situata në vend nuk është aspak e mirë. Ajo është shprehur se sulmet e politikanëve të cilët luftojnë vetëm për të mbajtur pushtetin nuk e impresionojnë dhe se do të vazhdojë gjithmonë që të thotë të vërtetat e saj. Partia e re e Jozefina Topallit do të quhet “Lëvizja për Ndryshim” dhe pritet që të prezantohet ditën e nesërme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img