Hapësire reklamuese

Politikë

Basha flet për ndërtimin e tunelit të Elbasanit, tregon se kujt i kërkoi ndihmë: I thashë hajde vetë se jam në fushatë...

Shkruar nga Newsbomb
Basha flet për ndërtimin e tunelit të Elbasanit, tregon se kujt i

Kryetari i PD Luzlim Basha teksa i jepte makinës në intervistë me gazetarin Xhafo, foli për ndërtimin e tunelit të Elbasanit dhe bisedat me me ish-kryeministrin Berisha për projektin e këtij tuneli.

Kryedemokrati tha se për ndërtimin e këtij tuneli i kishte kërkuar ndihmë ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara dhe se ky i fundit kishte ardhur në Elbasan për të parë nga afër projektin.

“Si deputet i Elbasanit ishte kërkesë e banorëve që të bënim gjithçka për autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që ishte projektuar një rrugë tjetër Baldushk-Papër. Dhe vjen një moment, e diskutojmë, unë isha përfaqësues i Elbasanit dhe kryeministri Berisha më thotë sapo kemi mbaruar tunelin e Kalimashit duhet të rishikojmë se ky opsioni tjetër mund të jetë më i përballueshëm dhe mbrapa qëndronte si gjithmonë leva e frenave, që është ministri i Financave. I thashë ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë atë tjetrin, por kjo do të na ndihmojë shumë më shumë në kuptimin ekonomik, është pjesë e “korridorit 8”. Duke shfrytëzuar lidhjet si ministër i Jashtëm, që kisha me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara që është akoma në detyrë, i kërkova ndihmë. Ndodhi që gjatë fushatës kërkoi të vinte për një vizitë dypalëshe dhe i thashë, “dakord por unë jam në fushatë, vetëm nëse vjen në Elbasan”. Erdhi në Elbasan dhe i tregova edhe rrugën e vjetër dhe pastaj u nisëm, se nuk kishte kohë, me helikopter për takimet e tjera zyrtare në Tiranë dhe e pa sa afër, ishin dy qytete, por i pengonte masivi malor i Krrabës”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse tuneli i Elbasanit pësoi rrëshqitje pasi nuk kishte një studim gjeologjik, Basha tha se këto ishin gënjeshtra nga ana e socialistëve.

“Janë të gënjeshtra, lojëra të cilat i kanë bërë për të fshehur grabitjen që kanë bërë me vite me radhë për cdo projekt publik. Si ka mundësi që për 8 vite të ndërtohen Tirana-Elbasan dhe Rruga e Kombit dhe 8 vite me radhë nuk mbarojnë dot Unazën e Tiranës. Afera e Unazës së Re është simbolikë se cfarë ka ndodhur me investimet publike”, tha kreu i PD Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.