Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Basha flet për mjekun që ndërroi jetë nga Covid: Jam i tronditur, gjatë muajve të fundit kemi komunikuar për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut të infektuar me Covid-19, Arjan Pushi.

albsig

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se gjatë muajve të fundit ka ruajtur një komunikim të rregullt me mjekun mbi krizën e Covid-19 dhe gjendjen e kujdesit spitalor në tërësi.

Basha thekson se ka mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij.

Postimi i plotë:

Jam i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij.

Gjatë muajve të fundit kam ruajtur një komunikim të rregullt me prof. Arjanin mbi krizën e covid19 dhe gjendjen e kujdesit spitalor në tërësi. Kam mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij.

Asnjë ngushëllim nuk e lehtëson dot dhimbjen e thellë të të afërmve dhe kolegëve të tij. Prof. Dr. Arjan Pushi ka përjetë mirënjohjen e thellë të gjithë shoqërisë për një jetë në shërbim të njerëzve.

Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për çdo pacient. U prehtë në paqe!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img