Hapësire reklamuese

Politikë

Basha flet për herë të parë pas protestës: Berisha solli njerëz të armatosur për vëllavrasjen e demokratëve! Sot u ndamë përfundimisht nga ai

Shkruar nga Newsbomb
Basha flet për herë të parë pas protestës: Berisha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e sotme në selinë e Partisë Dmeokratike, ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të futen në seli në mnëyrë të dhunshme, por hasën në rezistencën e njerëzve të Bashës.

Ai u shpreh në një konferencë për mediat se Berisha solli në selinë e PD-së njerëz të armatosur, të cilët do të vinin në zbatim planin e tij për vëllavrasjen e demokratëve, ndërsa shtoi se kjo ditë shënoi ndarjen përfundimtaretë PD-së me Sali Berishën dhe berishizmin.

"Një ditë e mbushur me zhvillime tragjike për demokratët dhe shqiptarët. Ishte paralajëmruar si dita e pushtimit me forcë e sleisë sdë demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personnal për t'i mbivendosur PD-së hallin e tij. Ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi fare mirë fytyrën e saj. Lajmi i mirë është fakti se shumica e demokratëve nuk iu përgjigj Sali Berishës për t'u bërë pjesë e dhunës. Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër veçse për atë vetë dhe ai nuk kursen askënd përveç vetes.

Asnjë nga 2 objektivat e tij nuk u realizua. U përballëm me një përpjekje për ta nënshtruar PD-në për interesat personale të Sali berishës. Dua të falenderoj edhe ata që e ndoqën Sali Berishën, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka qdo të ndizte një shpresë në Shqipëri. Dua të falenderoj edhe kritikët e rivalët e mi që braktisën planin vëllavrasës të demokratëve, që kuptuan sot planin e vetëm të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon se nga ata 500-600 njerëz që erdhën, protagonistë ishin një grup njerëzish me precedent penalë, të armatosur, duke vënë në rrezik jetët e demokratëve brenda dhe jashtë selisë në një plan të mirëmenduar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo, ka edhe një dimension historik, ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin", tha Basha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu