Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Basha flet pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë: Mes nesh do të ketë lehtësira të mëdha. Jam i shqetësuar për censusin atje, sepse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së veriut, z.Artan Grubi.

Basha theksoi se mes dy vendeve në vijim do të ketë lehtësira të mëdha dhe do të shmangen të gjitha burokracitë e panevojshme.

Temë kryesore dhe me shumë rëndësi për liderin e opozitës është censusi në vendin fqinj, pasi regjistrimi i të gjithë shqiptarëve atje është jetike për ta dhe familjarët e tyre.

Lulzim Basha: Në konstituimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajtja e pozicionit të zv.kryeministrit të parë nga një përfasqësues i shqiptarëve i bashkangjitet risive dhe përparimit dhe avancimit të bashkëkombësave tanë. Dëgjova disa prej avancimeve kuptimplota në rrafshin social politik sikundër angazhimin e qeverisë për projekte të përbashkëta që shkojnë me impakt të drejtpërdrejtë në komunitet, siç është koridori i tetë që ka mbetur në Elbasan dhe i sigurova zv.kryeministrit që me ardhjën time në qeveri, koridori do të shkojë deri në Maqedoni. Folëm dhe për integrimin europian për vendet tona, diplomat dhe të tjera lehtësira e burokraci të panevojshme. Këto janë sfida, por ne kemi oportunitetin të jashtëzakonshëm. Tema që unë cilësoj qendrore është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi, sepse lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e shqiptarëve atje. Që do të thotë që një regjistrim i saktë i qytetarëve shqiptarë dhe atyre në emigracion është i rëndësishëm për të reflektuar të gjitha detyrat që burojnë nga kushtetuta. Janë subvencionet për fermerët, gjithçka që ka të bëjë me vëllezërit dhe motrat tona atje. Mbaron në 23 prill dhe i bëj thirrje personale dhe në emer të PD-së, këtë thirrje ia drejtoj emigrantëve të diasporës të larguar nga Maqedonia e Veriut; ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe regjistrohuni online sepse kështu do të ndihmoni familjet tuaja, fuqizimin dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img