Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha flet pas takimeve me amerikanët: Diskutuam për udhëkryqin e demokracisë shqiptare pas masakrës së 25 prillit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e senatit amerikan, ku ishte prezente dhe ambasadorja Yuri Kim.

Basha tha se kanë folur për dy çështje të rëndësishme siç është demokracia që sipas tij ndodhet në udhëkryqe pas zgjedhjeve të PD.

Ai tha se kanë folur gjithashtu për Kosovën dhe tensionet e krijuara, si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët. Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore. Me theks të veçante për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës, dhe njohjen reciproke si guri i fundit i themelit për stabilitetin në rajonin perëndimor. Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit në BE dhe konfuzionin e krijuar mes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë” tha Basha ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img